Komuna e Prishtinës ka prezantuar disa dokumente të kryeqytetit të cilat janë kthyer nga arkivi i Perandorisë Osmane.

Janë 36 dosje arkivore me 169 dokumente që datojnë nga viti 1322 deri në vitin 1912.

Tashmë të digjitalizuara ato do t’i posedojë arkivi i Komunës së Prishtinës.

Ndërsa janë mbi 9800 dokumente të tjera që pritet të vijnë nga Stambolli gjatë korrikut të këtij viti./

klankosova