Me pamje të mrekullueshme nga deti Adriatik, i vendosur brenda një shpelle mbi 300 vjeçare, ndodhet një prej restoranteve më romantikë në botë.

‘’Grotta Palazzese”, i vendosur në provincën e Polignano a Mare, pranë Barit në Itali, është një oaz i vërtetë ku mund të shijohet një darkë nën dritën e qirinjve.

Restoranti që qëndron hapur nga muaji Maj deri në Tetor, është një ndërthurje magjepsëse e natyrës dhe e dorës së njeriut.

Kjo shpellë e transformuar në një restorant, është pjesë një hoteli luksoz, ku të ftuarit kanë mundësinë jo vetëm të kalojnë darka dhe dreka të paharrueshme, por dhe të pushojnë në brigjet e Adriatikut./tvklan.al