Tre persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për akuzat e vjedhjes dhe përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe Nr 5, bënë të mundur finalizimin e operacionit të zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet tyre të qujtuar “Motorri 1”.

Për pasojë u arrestua Artan Muca, 41 – vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ndalimi i tij u bë pasi është arritur të faktohet dhe dokumentohet me prova ligjore që është autor i dyshuar i vjedhjeve të disa motorëve:

Konkretisht:

Më datë 30.06.2016, tek spitali i SQU-tës, ka vjedhur motorrin tip “Daihan”, shtetasit S. Sh.

Më datë 08.07.2016, në rrugën e “Dibrës”, i ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, shtetasit Y. B.

Më datë 01.8.2016, në rrugën “Siri Kodra”, i ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, shtetasit D. U.

Më datë 13.09.2016, në rrugën “Besa”, i ka vjedhur motorrin tip “Gumen Moto”, shtetasit H. M.

Më datë 13.09.2016, në rrugën “Myslym Keta”, i ka vjedhur motorrin tip “Jamaha”, shtetasit E. P.

Më datë 06.04.2016, në rrugën “Burimi” Kamëz, i ka vjedhur mottorin tip “Motorr Cap” (frezë), shtetasit R. B.

Më datë 02.05.2016, në “Babrru”, i ka vjedhur motorrin tip “Yinxiang”, shtetasit F. D.

Më datë 04.06.2016, në rrugën” Teuta”, i ka vjedhur motorrin tip “Dayang”, shtetasit I. D.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Policisë së Tiranë, disa nga motorrat e lartë përmendur, janë gjetur në banesat e: Bashkim Muça, 43 – vjeç, banues në Manzë, Durrës dhe Ardit Kurti, 20 – vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale motorat të cilët Artan Muça i kishte vjedhur në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”./tvklan.al