Një vajzë, nofulla e së cilës nuk zhvillohej iu nënshtrua një operacioni që i ndryshoi jetën përgjithmonë.

20 – vjeçarja Ellie Jones lindi me një deformim në fytyrë, për shkak të së cilit dhëmbët e saj ishin tërësisht të çrregullt. Ajo vendosi aparat që në moshën 14 – vjeçare dhe mjekët kuptuan se nofulla e saj nuk ishte rritur qëkur kishte qenë 8 vjeç.

Jones, nga Uellsi iu drejtua një kirurgu, i cili do t’i ndryshonte asaj jetën përgjithmonë.

anash

Operacionin e parë e reja e bëri në moshën 16 – vjeçare dhe siç rrëfen ajo për të përditshmen “Daily Post”, ishte shumë i dhimbshëm. Jones u ushqye vetëm me lëngje për 1 muaj dhe e kishte thuajse të pamundur të fliste.

Mjekët i prenë nofullën horizontalisht dhe vertikalisht dhe pas një viti iu nënshtrua një tjetër operacion për korrektimin e nofullës.

grafia

“Mbi të gjitha ndihem e çliruar. Më në fund mund të jem vetvetja”,

shprehet 20 – vjeçarja, e cila shprehet e lumtur që tashmë është njeri normal./tvklan.al