Kulla e kontrollit, nxënës të shkollave të detyruar të punojnë në ndërtim, njerëz të varfër që lajnë rrobat e tyre në lumë, fabrika me tym helmues që shpërndahet mbi shtëpitë.

Këto janë pamjet e rralla të Koresë së Veriut, të vendit të punëtorëve të shtypur nga Kim Jong.

Janë foto të publikuar nga blogeri rus Alexander Belenkiy, që pasqyron një prej zonave koreano-veriore, që ndodhet  në kufi me Kinën.

Ai ka udhëtuar më shumë se 300 km përgjatë kufirit, shpesh duke rrezikuar dhe jetën sepse mund të qëllohej si agjent i armikut, në tentativën e tij për t’i treguar botës jetën në vendin komunist.

Në përpjekjet e tij për të fotografuar Korenë e Veriut, fotografi tregon dhe në një episod se si roje kufitare i vunë flakën barit, në mënyrë që të krijohej tym i madhe dhe të mos bëhej i mundur fotografimi./tvklan.al