Që prej të premtes, Stambolli, një prej kryeqendrave botërore të turizmit, është përfshirë nga reshje të dendura dëbore.

Trashësia e dëborës, e cila sipas bashkisë arrin deri në 122 cm, ka shkaktuar bllokim rrugësh, mbylljen e shkollave dhe ndryshimin e orareve të administratës, por fotografëve dhe turistëve u ka dhënë mundësinë të shkrepin foto mahnitëse.

Bashkia e Stambollit tha të hënën në një komunikatë se trashësia e dëborës në metropolin turk ka arritur në 122 cm në rajonin Catalca-Subası, 105 cm në Hadimkoy dhe Yassioren dhe 68 cm në Buyukçekmece, Sultangazi dhe Arnavutkoy (fshatin shqiptar).

Këto janë reshjet më të dendura të shtatë viteve të fundit në Stamboll.

Më poshtë gjeni disa prej fotove më goditëse të publikuara nga media turke./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”107″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]