Koreja e Veriut është shteti më i izoluar i botës dhe kureshtja është e madhe për të mësuar se si jetojnë qytetarët e atij vendi.

Disa foto të bëra në fshehtësi në shtetin komunist japin një pamje më të qartë të jetesës. Pamjet janë realizuar nga turistët e huaj në Korenë Veriore dhe tregojnë bukuritë natyrore të fshatrave.

E megjithatë duken qartë dallimet mes ngjarjeve të organizuara në qytetet e mëdha dhe varfërinë e thellë në fshat. Koreja e Veriut po përballet me sanksione të forta nga OKB për shkak të planit bërthamor.

/tvklan.al