Pas disa modeleve të njohura si, Emily Ratajkovski apo Kate Moss, viktimë e hakerimit të materialeve sekrete u bë edhe aktorja britanike Emma Watson dhe ajo amerikane Amanda Seyfried.

Piratët kompjuterikë sulmuan llogaritë private të dy aktoreve, duke vjedhur foto intime të tyre, për t’i publikuar më pas në internet. Në to ylli i Harry Poter shfaqet lakuriq.

Edhe nga Amanda Seyfried, janë vjedhur disa foto lakuriq, madje edhe të momenteve intime me partnerin e saj.

Përfaqësuesit ligjorë të Watson, thanë për mediat se aktorja 26-vjeçare do të nisë një proçedim penal për abuzuesit me privatësinë e saj.

Tv Klan