Prezenca e fantazmave është gjithmonë objekt diskutimi, tek ata që besojnë apo nuk besojnë, në ekzistencën e tyre.

Prej shekujsh njerëzimi është përpjekur që t’i japë shpjegim këtij fenomeni, veçanërisht pas publikimit gjatë viteve, të pamjet që dëshmojnë për praninë e tyre në këtë botë.

Foto e mëposhtme janë pjesë e këtyre dëshmive. E atyre çfarë kamerave kanë fokusuar anekënd Britanisë së Madhe, në lidhje me prezencën e fantazmave.

the lady

Kjo foto është bërë në pallatin e Hampton Court që prej shekujsh mendohet të jetë e banuar nga një fantazmë, e njohur si  The Grey Lady dhe që është fantazma e Dame Sybil Pen, që i shërbeu si infermiere mbretëreshës Elizabeth I.

Kjo foto është bërë në vitin 2015 dhe ajo tregon një nxënëse në xhaketë jeshile, që përndiqet nga një figurë e çuditshme.

henry

9 vite më parë, nga kamerat e sigurisë së kësaj ndërtesë kapën një imazh, që shumë u betuan se i përngjasonte atij të Henry VIII.

 

east

Në vitin 2009 në rrënojat e braktisura të një kështjelle skoceze East Lothian, u fotografua imazhi i një figure me një veshje të Tudoriane. Ekspertët vlerësuan se fotos nuk i ishin ndryshuar asnjë nga parametrat.

lady white

Në vitin 1975, në Norfolk, një grua e ulur në kishë po thotë lutjen e saj. Dhe pse Diane Berthelot (gruaja), nuk ndjeu askënd të ulur pranë saj, bashkëshorti i saj fotografoi imazhin e një gruaje të vjetër që qëndronte pas saj.

girl-on-the-door_

Kur Anastassia Peters, po kërkonte në një prej albumet e familjes, ajo vuri diçka të pazakontë në nga fotot e fëmijërisë.

Askush nga familjarët e saj nuk kishte vërejtur që pas saj, qëndronte një vajzë e vogël e cila mbante në dorë një arush…

ghost7_2826590a

Kur Michelle Midwinter, 30 vjeç, bëri një foto të shtëpisë së saj në Wiltshire, nuk priste që të zbulonte një sekret kaq rrënqethës.

Foto pati reagime të jashtëzakonshme kur ajo e botoi në Facebook, por askush nuk mundi t’i japë një shpjegim logjik, imazhit që fshihej pas dritares./tvklan.al