Këto janë fotot e një projekti artistik të realizuar nga një artist bullgar me emrin Christo dhe që tregojnë një instalim rreth 3 kilomentra të gjatë, që të lejon të ecësh mbi ujë.

Ky projekt është realizar në liqenin e Iseo, në Itali që ndodhet 100 km në perëndim të Milanos.

Shëtitorja është një e përbërë nga një veshje cope në ngjyrë të verdhë me sipërfaqe prej 100.000 metrash katrorë dhe që qëndron mbi një sistem lundrues të kubave të polietilenit.

“I titulluar si “Skelat lundruese” ndjesia e ecjes mbi këtë pasarelë është ajo e ecjes mbi ujë, apo në kurrizin e një balene”, thotë artisti, ndërsa shton se drita dhe uji do të transformojnë ngjyrën e verdhë të shëndritshme të copës, në nuanca të së kuqes dhe ngjyrës së artë, përgjatë 60 ditëve.

“Si të gjitha projektet tona edhe ky është pa pagesë dhe i hapur 24 orë në ditë, nëse e lejojnë kushte e motit. Nuk ka bileta, nuk ka rezervime dhe nuk ka pronarë. “Skelat Lundruese”, janë rrugë që i përkasin të gjithëve”/tvklan.al