Jani Vogli, ky që shihni në këtë foto, është 41 – vjeçari shqiptar nga Elbasani, që mbeti i vrarë mbrëmjen e 23 Qershorit në Qipro.

jani vogli solo

Vogli, sipas të dhënave të fundit nga hetimi i policisë qipriote, në bashkëpunim me autoritetet greke dhe shqiptare, rezulton se është lidhje e ngushtë e autorit kryesor, Aleks Burreli, shumë të kërkuar në Qipro për vrasje të 4 – fishtë.

Jani Vogli, për 5 vite, nga 2008 deri në 2013 kishte qëndruar në Shqipëri, për shkak të një penaliteti 5 – vjeçar nga shtetit grek.

2008

Ai është larguar nga Shqipëria me 4 Dhjetor të vitit 2013, për t’u rikthyer pas tre vitesh.

Aleks Burreli dhe Jani Vogli kanë udhëtuar sëbashku nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Rezulton se kanë hyrë në pikën kufitare të Kakavijës, më datën 06 Maj rreth orës 02:57 me autobus.

Ata janë larguar sërish bashkë, dy ditë më vonë, më datën 08 Maj nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Stambollit dhe më pas kanë udhëtuar drejt Qipros.

Në kuadër të hetimit janë sekuestruar listat e pasagjerevë të autobusit që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë Vogli dhe Burreli, me qëllim identifikimin e shqiptarit tjetër, që dyshohet se është bashkëpunëtorë në vrasje. Për të njëjtin qëllim hetimor janë sekuestruar dhe lista e udhëtarëve të linjës Tiranë – Stamboll, të datës 08 Maj.

48 – vjeçari Aleks Burreli vijon të jetë në kërkim. Policia beson se ai fshihet në Keratsini, lokalitet në periferi të Athinës në Greqi.

Burreli bashkë me Jani Voglin dhe një person tjetër hapën zjarr me kallashnikov, duke ekzekutuar biznesmenin qipriot, Panos Kalopsidiotis, që ishte shënjestra e atentatit, si dhe vranë një çift policësh, që ishin në të njëjtën  tavolinë.

Gjithashtu, në rrethana ende të paqarta, mbeti i vrarë dhe Jani Vogli.

Jani Vogli rezultonte person me precedentë penalë në Greqi, në fushën e narkotrafikut dhe vjedhjeve me dhunë në Greqi. ­

Në vitin 2013, Aleks Burreli u arrestua, pasi nuk i ndaloi policisë gjatë një kontrolli në Keratsini dhe u arratis me makinë, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve të policisë. Gjatë arratisjes me shpejtësi të lartë, makina që ai drejtonte u përmbys, në të cilën udhëtonte bashkë me një shtetas grek.

Fillimisht ai u akuzua për tentativë të vrasjes së punonjësve të policisë dhe qëndroi në paraburgim për 12 muaj, por më pas, akuza iu lehtësua në kundravajtje e shkelje të rregullave të qarkullimit. Në vitin 2006, ai u arrestua për posedim të kokainës, pasi u kap me 1 kg dhe u dënua me 14 vjet burg. Burreli la qelinë në vitin 2009.

Tv Klan