Libraria afron njerëzit në një dashuri të përbashkët të të lexuarit. Ato na lejojnë të shfletojmë libra të cilët ne nuk mund ta kishim zbuluar dot kurrë ekzistencën e tyre. Libraritë janë si një tempull i qetësisë për të dashuruarit pas librave.

Të gjitha libraritë, edhe pse mund të jenë në përmasa të ndryshme, në vetvete ato përmbajnë madhështinë të cilën ne duhet ta eksplorojmë, në kërkim të thesarit shpirtëror dhe mental.

Por kjo librari e veçantë, është diçka vërtet shumë speciale.

“El Ateneo Grand Splendid Bookstore” është një librari në Buenos Aires, Argjentinë, e cila është një shtëpi për një total prej 734 librarish brenda saj, nëse të dashuruarve pas librave, u nevojitet një arsye për ta vizituar.

Kjo shtëpi librash sot është aq e madhërishme sepse në fillimet e saj u përdor si një teatër, e pastaj një kinema, më pas në vitin 2000 ajo ishte reformuar nga arkitekti Fernando Manzone, i cili e ktheu atë në një librari.

Në këtë librari, Fernando ka ruajtur të gjitha detajet e dizajnit të pabesueshëm të teatrit dhe vetëm ka shtuar hapësirat komode, rafte të librave dhe vende të posaçme të të lexuarit të tyre.

Është e pabesueshme. Me pak fjalë, ne duhet ta vizitojmë këtë librari./tvklan.al