Tiranë- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa hektarë , në pyllin e fshatit Zall Herr.

Burime zyrtare nga shërbimi zjarrëfikës dhe policia e komisariatit numër 5 në Kamëz bëhet me dije se zjarri është i qëllimshëm.

Sipas tyre autorët kanë dashur që nëpërmjet zjarrvënjes të hapin sipërfaqe të reja me qëllim kultivimin e kanabisit në zonë.

Për shkak të terrenit të vështirë 12 efektivë të zjarrëfikëse kanë mundur të shuajnë flakët pas rreth 2 orësh.  

Tvklan.al sjellë  fotot nga vendngjarja ku duken dëmet e shkaktuara , ndërsa pak metra më larg konstatohen gropa me ujë me një sipërfaqe 15 metra katror  të hapura nga autorët  me qëllim përdorimit e ujit  për vaditje gjatë fazës së kultivimit të kanabisit. 

Policia ka nisur menjëhere hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Zall Herri është një prej zonave të evidentuara nga policia, me risk të lartë për sa i përket fenomenit të kultivimit të kanabisit gjatë viteve të fundit./ tvklan.al