Në ishullin e Sulawesi, në Indonezi, fisi Torajan beson se një njeri vdes vërtetë në momentin që në varrimin e tij sakrifikohet një buall uji, që do t’i shërbejë si “mjet transporti” në botën e përtejme.

Deri në atë moment, trupat e pajetë të të ndjerëve mbahen në shtëpi, për ditë, javë e deri vite. Familjarët kujdesen për ta si të ishin ende gjallë, madje edhe duke i ushqyer.

Siç shkruan “

National Geographics

”, që ka realizuar edhe një reportazh për këtë traditë të pazakontë, disa Torajanë e vazhdojnë “marrëdhënien” e tyre me të vdekurin nëpërmjet një ceremonie të njohur si “ma’nene”, një lloj “varrimi i dytë”, ku një herë në disa vite, familjarët i zhvarrosin paraardhësit e tyre dhe i pastrojnë varrin, trupin dhe i veshin me rroba të reja./tvklan.al