Ky është furgoni me të cilin dyshohet se autorët e grabitjes së një milionë eurove në pistën e aeroportit të “Rinasit” u larguan nga vendin ku dogjën makinën, me të cilët hynë në aeroport.

Ky mjet është bllokuar nga policia dhe qëndron i parkuar në oborrin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Por për autorët nuk asnjë gjurmë dhe asnjë indicie. Burime të rezervuara nga policia thonë se fillimisht është identifikuar një furgon mallrash, i cili ka lëvizur në këtë zonë nga kamerat e sigurisë.

I njëjti furgon thonë të njëjtat burime dyshohet se është përdorur edhe në grabitjen e Dhjetorit në Laknas, ku u grabitën 3,8 milionë euro.

Sqarohet se karakteristikat e mjetit i ishin dhënë të gjitha komisariateve në Tiranës. Disa ditë më parë, ky mjet është parë i ndaluar në zonën e pallatit me shigjeta.

Pasi patrulla ka shkuar në vendin e ngjarjes ka parë që furgoni ka qenë i braktisur. Më pas mjeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve për të parë nëse kanë mbetur shenja gishtash apo gjurmë të tjera.

Deri në këto momente nga kjo kqyrje nuk është përfituar asnjë element i vlefshëm për hetimin. Policia, ditën kur gjet furgoni njoftoi se ai ishte i një mjet i grabitur dhe që u braktis nga autorët pasi pësoi një defekt.

Tv Klan