Bota e makinave të së ardhmes, të cilat do të jenë autonome është bërë akoma me luksoze, pasi Rolls-Royce ka prezantuar mjetin me pilot automatik, super të shpejtë.

Rolls-Royce 103EX është një makinë futuriste, që duhet sikur ka dalë nga strofulla e Batman.

Makina është 6 metra e gjatë, me tavan që hapet dhe me rrota të mbuluar me metal.

Në brendësi ndodhet një kolltuk si ai në shtëpi dhe komandave u përgjigjet një asistente udhëtimi me emrin Eleonor.

Makina super-luksoze, por gjithashtu e fjalës se fundit të teknologjisë, është zbuluar në një panair në Londër.

Kompani ka thënë se mjeti do të dalë në qarkullim vetëm pas 25-vitesh./tvklan.al