Qeveria e Norvegjisë po mendon që t’i dhurojnë Finlandës një mal, si dhuratë për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë së këtij shteti nga Rusia.

Mali Halti, është pjesë e territorit norvegjez dhe është pikë kufitare e mes dy vendeve skandinave. Ai është rreth 1,365m mbi nivelin e detit në të njëtën lartësi si Ben Nevis.

Kryeministri norvegjez, po merr në konsideratë që t’i dhurojë Finlandës majën e malit, duke e lëvizur kurfirin me rreth 40 metra kufirin.

Nëse kjo do të ndodhë, ky mal do të shndërrohej në pikën më të lartë të Finlandës.

Për mediat vendase, Erna Solberg ka thënë se “dhurata” është një gjë që ka disa sfida formale për t’u zgjidhur se dhe ende nuk e ka vendosur nëse do ta përkrahë apo jo këtë, duke shtuar se është duke e marrë në konsideratë këtë çështje.

Iniciativa për këtë ide erdhi nga një ish-punonjës i shërbimeve të hartave të Norvegjisë, i cili nisi një fushatë në mediat sociale “Halti si dhuratë përvjetori”, e cila u mbështet nga 14 mijë persona./tvklan.al