Shqipëria ka blanc negativ përsa i përket shkëmbimeve tregtare me vendet e rajonit. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, që i përkasin tre viteve të fundit 2014 – 2016, defiçiti më i lartë tregtar vërehet me Serbinë. 

Prodhimet më të shumta që Shqipëria merr nga Serbia janë grupi ushqime, pije, duhan, energji elektrike, minerale dhe lëndë djegëse. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në tre vitet e mara në krahasim, raporti importe -eksporte me Serbinë është 1 me 7, në favor të shtetit serb.

Po ashtu, bilanc negativ në shkëmbimet tregtare vërehet edhe me Maqedoninë. 

Grupi më i madh i importuar nga Maqedonia është ushqime, pije dhe duhan.

Të dhënat e tre viteve të fundit nga Instituti Statistikave tregojnë se i vetmi vend me të cilin kemi bilanc pozitiv në shkëmbimet tregtare është Kosova, ku Shqipëria eksporton më shumë mallra se sa importon. 

Grupi më i madh që Shqipëria eksporton drejt Kosovës është minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, më pas vjen grupi ushqimeve.

Në këto kushte, Shqipëria pritet të hyjë në tregun e përbashkët rajonal, ide kjo e diskutuar në Samitin e Triestes, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ekspertët e ekonomisë e mbështesin idenë e krijimit të një tregu të lirë rajonal. Ata thonë së qeveria duhet të bëjë studime më parë se të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, në mënyrë që vendi ynë të futet në kushte të barabarta me vendet e tjera dhe që marrëveshja t’i shërbejë rritjes së konkurencës dhe jo korrupsionit, ekonomisë informale dhe kontrabandës.

Të dy specialistët kanë sugjerimet e tyre, se si ekonomia shqiptare mund të jetë konkuruese në tregun rajonal.

Edhe grupet e interesit e kanë vlerësuar idenë e tregut të përbashkët rajonal, por kërkojnë nga qeveria zgjidhjen e problemeve strukturore, krijimin e kushteve fitosanitare dhe zgjidhjen e çështjes së subvencioneve të mallrave që vijnë nga jashtë. Nëse këto nuk zgjidhen, sipas sipërmarrësve dhe eskportuesve, marrëveshja do të ketë efekt  shkatërrues për fermerin dhe prodhuesit shqiptarë, për shkak të dyndjes së mallrave të importit.

KLAN PLUS