Janë kohë të komplikuara për politikën në Francë, ku linjat e vjetra tradicionale të ndarjes mes se majtës dhe të djathtës janë zhdukur dhe debati sot zhvillohet më tepër mes një qëndrimi izolacionist dhe nacionalist nga njëra anë dhe qëndrimit në favor të globalizmit, hapjes dhe qëndrimit së bashku në familjen europiane nga ana tjetër.

Jean-Luc Mélenchon i ekstremit të majtë, një admirues euroskeptik i Fidel Castro dhe ajo që mund të jetë e para presidente grua, Marine Le Pen, e cila është zotuar se do të mbyllë kufijtë dhe do të nxjerrë Francën nga Bashkimi Europian, tingëllojnë njësoj edhe pse janë në dy kahe ekstreme.

Të dy kandidatët populistë janë për daljen e Francës nga NATO dhe të dy duan të rinegociojnë qëndrimin e Francës në Bashkimin Europian.

Përballë tyre qëndrojnë konservatori Fransua Fijon dhe liberali i qendrës, Emanuel Macro, një pro-europian që ka marrë mbështetje të gjerë nga socialistët e moderuar, çka ka ndarë partinë nga brenda.

Dhe pikërisht, për shkak të ndryshimeve të thella, gara elektorale në Francë mbetet e hapur, jo vetëm në raundin e parë, por edhe në balotazhin e 7 Majit.

Pavaresisht sondazheve, të cilat sigurojnë se Le Pen, edhe nëse kalon në raundin e dytë do ta ketë gati të pamundur të fitojë presidencën, disa analistë thonë se asgjë nuk mund të konsiderohet e mbyllur.

Ajo që ka rëndësi, përtej shifrave të sondazheve, është sidomos pjesëmarrja në votime. Vetëm në këtë mënyrë, sugjerojnë analistët, do të jetë më e vështirë fitorja e kandidatëve ekstremistë.

Tv Klan