France rusi

Franca do të kompensojë Rusinë, për anullimin e shitjes së dy luftëanijeve, pas nisjes së konfliktit në lindje të Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve kundër Moskës.

Kontrata “Mistral”, e nënshkruar në 2011, në kohën e Presidentit Sarkozi, kapte vlerën e 1.2 miliardë eurove dhe Rusia bëri një parapagesë në vlerën e 840 milionë eurove.

Një nga dy helikoptermbajtëset, Vladivostoku, do të dërgohej në Rusi, në Nëntor të vitit 2014. Vladimir Kozhin, Këshilltar i Presidentit rus për bashkëpunimin ushtarak tha se: “presim që të nënshkruhet marrëveshja për shkelje të kontratës dhe të publikohet shuma që Parisi duhet t’i shlyejë Moskës”. Burime të cituara nga e përditshmja ruse “Komersant” flasin për një kompensim prej 1.16 miliardë eurosh.

Kjo shumë përfshin shifrën e shpenzuar nga Moska për trajnimin special për 400 marinarë në infrastrukturën e Portit në Vladivostok dhe për përdorimin e katër helikoptereve të llojit Ka-52K.

Marrëveshja për kompensimin u arrit javën e kaluar, gjatë bisedimeve mes zv/Kryeministrit rus Dëmitrij Rogozhin dhe ministrit Sekretarit të përgjithshëm të mbrojtjes franceze Luis Gutië. Fati i dy luftanijeve Mistral tensionoi jo pak marrëdhëniet mes Rusisë dhe Francës, për më shumë se një vit.

Tv Klan