Franca mban raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën në një klimë pasigurie nga sulmi terrorist i të enjtes në Champs-Elysées, por edhe paqartësisë politike.

Më shumë se 50 mijë policë dhe xhandarë të mbështetur edhe nga ushtria do të patrullojnë në rrugët dhe sheshet e vendit gjatë votimeve të së dielës. Në krye të sondazheve ndodhet ish-ministri i Ekonomisë, Emmanuel Macron, një nga njerëzit më të besuar të presidentit François Hollande, por që prej prillit 2016, me lëvizjen e tij politike “En Marche”, një forcë e qendrës që premton rinovimin e kursit politik të Francës.

François Fillon i qendrës së djathtë, që fillimisht  shihej si presidenti i ardhshëm, pati meritën se mundi në primare dy figura të forta si ish-presidenti Nicolas Sarkozy dhe Alain Juppé, por skandali me punësimin fiktiv të bashkëshortes së tij, ka ulur ndjeshëm kuotat, duke e zbritur në vend të tretë.

Sulmi i fundit i ISIS, rriti me 1 pikë përqindje mbështetjen për lideren e Frontit Nacional, Marine Le Pen. Me Politikën e saj agresive kundër emigrantëve dhe kundër Bashkimit Europian, Le Pen, bën thirrje për “Frexit”. Së fundi ajo mori edhe mbështetjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Socialistët në pushtet përfaqësohen nga Jean-luc Mélenchon, i cili mundi në primare ish-kryeministrin, Manuel Valls, por me pak gjasa për fitore.

Tv Klan