anijaPresidenti francez Francois Holande ka vendosur që të ndërpresë procesin e dorëzimit të anijes së parë të tipit Mistral për marinën ushtrake ruse.

Njoftimi u publikua nga Pallati Elize, për shkak të situatës në Ukrainë.

Pala ruse deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë çështje. Ndërsa, disa zyrtarë të rangut të ulët kanë thënë se Moska është e gatshme t’i kërkojë Francës dëmshpërblim të majmë për mos përmbushje të kontratës. Për të ndërmarrë këtë veprim, Rusia do të presë deri në fund të nëntorit.

Kundër vendimit të Pallatit Elize kanë dalë edhe sindikatat, sipas të cilave me mospërmbushjen e mëtejshme të kontratës humben 2500 vende pune.

Moska e Parisi nënshkruan në qershor të 2011 një kontratë me vlerë 1.6 miliardë dollarë për ndërtimin e 2 helikopter-mbajtësve.

Tv Klan