Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të  Kosovës, Njomza Emini, priti sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, diplomatja franceze konfirmoi mbështetjen e shtetit francez për Kosovën edhe në të ardhmen, si ne aspekte zhvillimore, ashtu edhe në agjendën euro-atlantike të vendit tonë.

Ndërkaq, kryetarja e komisionit, Njomza Emini  e njohu diplomaten franceze me punën dhe angazhimet e komisionit që ajo drejton, si dhe me sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova në procesin e integrimit evropian të saj.

Ajo falënderoi shtetin mik të Francës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, në kohë dhe rrethana të ndryshme, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen./tvklan.al