Një vend ende i injoruar nga turistët, një parajsë sekrete, përballë Italisë e ngjitur me Greqinë dhe Malin e Zi.

Kështu nis një reportazhi i televizionit francez “France 2”, kushtuar Shqipërisë, të cilën e quan si perla e Ballkanit, me plazhe me ujëra të kristalta të ndërthurura peisazhin malor dhe natyrën e virgjër.

Në xhiron në Rivierën Shqiptare televizioni francez ndalet veçanërisht në plazhet përgjatë 90 kilometrave bregdet, deri në qytetin e Sarandës, ku gazetarët takojnë dy vajza të reja franceze. Të sapodiplomuara, ato kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri pikërisht për çmimet e lira.

“Për një javë, hoteli, banesa, ushqimi, avioni dhe shpenzime të tjera shkojnë rreth 500 euro për person. Ushqimi këtu nuk kushton asgjë, mund të hahet për 3-4 euro për person, për të pirë po ashtu”,

thonë turistet.

Ato thonë gjithashtu se ndjehen të sigurta dhe se asgjë nga ato që thuhen për Shqipërinë.

“Jemi të çuditura sepse në fillim na thanë bëni kujdes pasi jeni dy vajza. Ndihemi shumë të sigurta si ditën ashtu edhe natën”

, tregojnë ato.

Reportazhi i televizionit francez pasqyron edhe pjesën tjetër të turizmit, atë kulturor. Gazetarët shoqëruan një grup turistësh francezë që vizitojnë qytetin e Beratit, ndërsa një pjesë e reportazhit i kushtohet edhe gastronomisë. 

Tv Klan