Franca planifikon që të rregullojë legjislacionin për moshën e marrëdhënieve seksuale. Sipas planit të ri, akti seksual me dikë që është nën moshën 15-vjeçare, do të konsiderohet përdhunim.

Aktualisht, sipas legjislacionit në fuqi, prokurorët duhet të provojnë nëse seksi me persona nën 15 vjeç është përdhunim ose jo. Ligji thotë se nëse nuk ka prova që të vërtetohet përdorimi i dhunës, atëherë akuza është vetëm për abuzim seksual dhe jo për përdhunim. Abuzimi seksual në Francë ka një dënim maksimal prej 5 vitesh burg dhe 75 mijë Euro gjobë.

Tani Qeveria synon që të vendosë kufirin e moshës 15 vjeç për të konsideruar përdhunim aktin seksual. Ky propozim mbështetet gjithashtu nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Ministri francez i Solidaritetit dhe Shëndetësisë tha se vendosja e një moshe ligjore për pëlqimet seksuale, do të krijojë një vetëdije kolektive rreth ligjshmërisë dhe të paligjshmes.

/tvklan.al