Policia franceze ka arrestuar dy shqiptarë, pjesë të një organizate kriminale, të cilëve iu sekuestrua një sasi droge dhe para cash. Sipas mediave franceze, dy shqiptarët besohet se janë pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që vepronte në Rhone dhe Isere.

1.5 kg heroinë u sekuestruan, 40 kg përzjerës dhe 30 mijë Euro cash. Arrestimi i shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, është pjesë e një hetimi të nisur në Janar nga Prokuroria e Grenoble, kur u arrestuan dy shqiptarë të tjerë. Sipas shtypit francez, bëhet fjalë për një organizatë kriminale të trafikut të dorgës në Francë dhe në Holandë.

Ky rrjet është i gjithashtu i përfshirë edhe në shfrytëzim prostitucioni të vajzave rumune në rajonin e Grenoble. Mendohet se dy shqiptarët e arrestuar së fundmi ishin pjesë e strukturave të larta të organizatës kriminale.

/tvklan.al