Francesco Becchetti do të vazhdojë të qëndrojë në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga prokuroria shqiptare për veprat penale të pastrimit të parave, falsifikimit të dokumenteve dhe shmangien e taksave.

Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës ka rrezuar kërkesën e biznesmenit italian për të rrezuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për të.

Gjithashtu togat e zeza kanë rrezuar dhe kërkesën e bashkëpunëtorit të tij, Mauro De Renzis, i cili kishte të njëjtën kërkesë.

Ndërkohë në gjykatën e Tiranës vazhdon procesi gjyqësorë ndaj Becchettit dhe bashkëpunëtorëve të tij të cilin kishin ngritur ne vendin tonë një skemë të mirëfilltë pastrimi parash qindra miliona eurosh./TV KLAN