Francesco Totti erdhi me smoking të zi në festën e 40 – vjetorit të lindjes. Më shumë se 300 ishin të ftuarit e tij në këtë përvjetor që e gjen ende në fushën e futbollit.

Mes tyre ishte edhe trajneri Luciano Spalletti pavarësisht polemikave ku u përfshi edhe bashkëshortja e kapitenit të Roma, Ilary Blasi.

Francesco Totti mori urime nga shumë miq, nga Lionel Messi, Usain Bolt, Rafa Nadal e deri te futbollistët e brezit të tij si Andrea Pirlo, Alessandro De Piero, Antonio Cassano apo Fabio Canavaro.

Një lumë urimesh për futbollistin që po luan sezonin e 25 me të njëjtin ekip Roma ku ka shënuar 250 gola.

Nuk munguan urimet për Totti nga tifozët, të cilët ishin mbledhur me parrulla në qendrës tërvitore të ekipit në Trigoria. Pavarësisht viteve në supe Francesco Totti po befason ende me golat dhe klasin e tij.

Tv Klan