samsung-family-hub-refrigerator-8-1280x487

Marka e njohur “Samsung”, ka prezantuar një frigorifer të zgjuar që lejon të kontrrolloni  ushqimet tuaja,  pa e hapur fare derën e frigoriferit.

Në panarin e paisjeve “Consumer Electronics Show” në Las vegas, marka e njohur prezantoi “Family Hub”, një frigorifer i pajisur me 3 kamera brenda tij, të cila ju tregojnë me imazhe se çfarë ndodh brenda frigoriferit tuaj.

Kështu nëse ndodheni në market duke bërë pazar dhe nuk ju kujtohet se çfarë ju duhet për të gatuar darkën, me anë të një aplikacioni lidheni nga telefoni me frigoriferin tuaj dhe mund të shikoni çfarë ushqimesh mungojnë.

Screen-Shot-2016-01-05-at-094132

Frigoriferi gjithashtu ka dhe një sistem me një ekran Full HD LCD  me touchscreen, nga i cili mund të bëni porosi për ushqimet, nga marketet që ofrojnë shërbim online, drejtpërdrejtë nga kuzhina juaj.

Groceries_Cropped

Gjitashtu ekrani i madh mund të shërbejë dhe si një “qendër për komunikimin në familje”, pas aty mund të shkuhen shënime, të postohen foto dhe  të shënohen data të rëndësishme në kalendar.

Screen-Shot-2016-01-05-at-223827

Në këtë panar u prezatuan dhe disa pajisje inteligjente të quajtura “Smarter Mats”, të cilat nëse vendosen në frigorifer, ose në një fixhan janë të afta të tregojnë në telefonin tënd sasinë e ushqimit që ka mbetur. Kështu nëse po ju mbaron qumështi, ju vjen një kujtesë në telefonin tuaj gjatë kohës që jeni në pazar.

Frigoriferi “Samsung Family Hub” do të prodhohet për shitje në Britaninë e Madhe dhe ende nuk ka një çmim të përcaktuar, por nga funksionet që kryen nuk do të jetë dhe aq i lirë./tvklan.al