Era është 2 vjeç, dhe po merr vaksinën që duhej ta bënte një vit më parë. Frika e prekjes nga fruthi ka shtyrë prindërit të vaksinojnë vajzën.

Bazuar në rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, krahas fëmijëve, interes për vaksinën e fruth rubeolës kanë shfaqur edhe të lindurit  në vitet 80-90.

Mjekët thonë se muajin e fundit, shumë prindër janë ndërgjegjësuar dhe po vaksinojnë fëmijët, ndërsa rastet e të rriturve janë ën rritje.

Rivaksinimi tek të rriturit sipas ekspertëve të ISHP shërben për të siguruar mbrojtje maksimale në popullatë.

Specialistët fajësojnë neglizhencën e vaksinës tek fëmijët si faktor kryesor që riktheu sëmundjen e fruthit në Europë.

Tv Klan