Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të kthejnë sytë nga Ballkani, përndryshe rajoni rrezikon të bjere nën influencën ruse.

Në një interviste për gazetën “The Telegraph”, kryeministri shqiptar është shprehur se nëse administrata Trump injoron rajonin, atëherë Ballkani rrezikon të bjerë në influencën e Moskës e cila ka qene gjithmonë e interesuar të shtrihet në këtë rajon.

“Për Shtetet e Bashkuara ky rajon ka qenë shumë i rëndësishëm strategjikisht dhe SHBA-te janë të rëndësishëm për ne. Rusia ka qenë e interesuar të përhapë influencën e saj në rajon.

Ndërsa duke folur për Bashkimin Europian, kryeministri Rama ngre pyetjen nëse BE po bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe për të bllokuar komplotet e mundshme ruse në Ballkan.

Pa mbështetjen e BE-së, kryeministri e sheh Ballkanin si një vend ku nuk do të këtë paqe dhe bashkëpunim.

Kryeministri u pyet edhe për zhvillimet ne vend, ku tha se qeveria e tij ka ndërmarrë reforma te suksesshme dhe se opozita po e bllokon Vetingun pasi ka frikë nga një drejtësi e pastër.

 

Tv Klan

///

10:20 – Frika nga Rusia, Rama thirrje SHBA: Mos na braktisni

Pa mbështetjen amerikane, Ballkani nuk do të jetë një vend ku do të ketë paqe dhe bashkëpunim

”. Është kjo thirrja e kryeministrit Edi Rama e bërë në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” duke kujtuar partnerët ndërkombëtarë për rrezikun e Rusisë, e cila po përpiqet të krijojë destabilitet në Ballkan.

Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve

”, ka thënë shefi i qeverisë për gazetën britanike, duke i kujtuar kështu presidentit të rri amerikan Donald Trump të mos harrojë Ballkanin.

Rama ka qenë kritik edhe për BE-në, duke thënë se nuk bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe të bllokojë komplotet e pretenduara të Moskës në rajon, duke iu referuar rastit të Mali të Zi.

Gazetari Thomas Harding e ka pyetur kryeministrin edhe për reformën në drejtësi, si kusht për anëtarësimin në BE.

“Ky është një shqetësim i madh për opozitën, pasi ata kanë qenë në pushtet për shumë vite dhe kanë arsyet e tyre nga frika e një pastrimi dhe një sistemi drejtësie që funksionin mirë”./tvklan.al