Në sheshet kryesore në Prishtinë janë vendosur barriera betoni për të bllokuar hyrjen e automjeteve.

Radio Evropa e Lirë u interesua në Komunën e Prishtinës, të cilët i thanë gazetarëve se kjo masë ishte kërkesë e Policisë së Kosovës për të rritur nivelin e sigurisë gjatë festave të fundvitit. Kujtojmë se në disa kryeqytete të botës kanë ndodhur sulme terroriste kur automjetet kanë hyrë nëpër sheshe duke përplasur këmbësorët.

Megjithatë, qytetarët janë shprehur për REL se Kosova nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste dhe se nuk duhet të ngjallet frikë.

Këto blloqe betoni do të hiqen përsëri pas përfundimit të festave të fundvitit.

Bllomi me mbrojtëse të betonit për të ndaluar hyrjen e makinave në pedonale është bërë edhe në qytete të ndryshme të Bashkimit Evropian.

/tvklan.al