Akuzat për përfshirjen e ish – deputetit Mark Frroku në vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë do të gjykohen nga Gjykata e Tiranës dhe jo nga Gjykata e Lartë.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, kryesuar nga Andi Çeliku ia ka deleguar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë këtë çështje, pasi Frroku nuk gëzon më mandatin e deputetit.
Vrasja për të cilën akuzohet Frroku ka ndodhur në vitin 1999 në Bruksel, ku sipas prokurorisë belge, ish – deputeti drejtonte një rrjet prostitucioni.
Vendimi i jep mundësi Frrokut që të ketë mundësi të gjykohet në të tre shkallët e gjyqësorit.
Mark Frroku është i pandehur edhe në çështjen “Doshi”, e cila do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, pas interpetimit që pritet t’i bëje Gjykata Kushtetuese.
Edhe në këtë proces, avokatët e Frrokut kanë kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe Gjykim në Shkallë të Parë.
Ish – deputetit kristian demokrat është nën hetim nga Prokuroria për Krimet e Rënda për fshehej të pasurisë dhe ndërtim pa leje.
Tv Klan