Përbërësit

2oo gram çokollatë e zezë e thërrmuar

120 ml krem shllak

2 banane

2 kivi

12 kokrra luleshtrydhe

75 gram sheqer

4 lugë çaji, ujë

Lëng limoni

Përgatitja

Hidhni në një tigan, copat e çokollatës së zezë, kremin, sheqerin dhe ujin. Trazojini dhe lërini të piqen derisa të marrin një formë të trashë dhe të përzihen mirë me njëra – tjetrën.Grijeni bananen dhe përziejeni me lëngun e limonit në mënyrë që bananja mos të nxihet.Vendosini frutat të prera në një pjatë dhe shoqërojini me salcën e përgatitur.

Sipas dëshirës mund ti shtoni salcës së çokollatës arra të grira, sepse është një kombinim i mirë shijesh./tvklan.al