Shkencëtarët Australianë besojnë se 3 enzima që gjenden tek ananasi mund të ndihmojnë në luftën kundër baktereve. Ata kanë sugjeruar se këto 3 enzima që gjenden në rrënjët e frutit ekzotik shërbejnë si antibiotik kundër infeksioneve dhe diarresë.

Kjo hipotezë u vërtetua gjatë një eksperimenti tek derrat, në të cilët shkencëtarët injektuan 3 enzimat e ananasit në zorrët e tyre dhe zbuluan se bakteret u zhdukën.

ananas 3

Rob Pike, një biokimist në “Univeristetitn Latrobe” në Melburn, Australi ka thënë: 

“Ky përfundim mund të jetë vendimtar sepse derrat dhe njerëzit janë shumë të ngjashëm përsa i përket anatomisë dhe fiziologjisë”.

Ai ka shtuar se tashmë 3 enzimat e ananasit do të shërbejnë si medikament në trajtime sëmundjesh inflamatore të ndryshme. Tre Enzimat janë quajtur “Bromelain” dhe janë zbuluar për herë të parë në vitin 1930.

“Ky është momenti  për të zhvilluar alternativa ndaj antibiotikëve sepse njerëzit besojnë se antibiotikët nuk janë dhe aq efikasë dhe kemi nevojë për diçka për të zëvendësuar ato,”

tha profesor Pike.

Anatara Lifesciences, e cila ka kryer shumë eksperimente me kafshë, po zhvillon trajtimin alternativ me Profesor Pike dhe kolegun Lakshmi Wijeyewickrema./tvklan.al