Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast të prodhimit të lëndëve narkotike, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar” Kthesa”.

Kanë arrestuar në flagrancë:

Lulzim Lloti 32 vjeç, banues në Lalëz, Durrës.

Kujtim Qazimi 47 vjeç, banues në Perlat, Durrës.

Ditën e djeshme, rreth orës 19: 30, në fshatin Kullë, Durrës, në vendin e quajtur ” Kthesa e Ariut”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorik me drejtues Qazimin dhe pasagjer Llotin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 18 pako të futura në 4 thasë me ngjyrë të bardhë, me peshë rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Më cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjthashtu:

• mjeti motorik

• 3 telefona celularë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al