“Kur merresh me drogë, s’ka zot që të mbron”.

Kjo i shkon për shtat një çifti shqiptarësh në Greqi, që e kishin fshehur kokainën në murin e shtëpisë dhe vrimën e kishin mbuluar me një ikonë të Shën Mërisë.

Në pranga ranë burrë e grua 44 dhe 33 vjeç. Çiftit shqiptar, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditura, iu gjetën të fshehura në banesë 1 kilogram kokainë e pastër dhe më shumë se 12 mijë euro cash, të përfituara nga tregtia e drogës.

Mediat greke shkruajnë se çifti i shqiptarëve ishte nën hetim prej kohësh dhe njiheshin si shpërndarës droge në zonën e Pireut. Vrima ku fshihej droga u zbulua rastësisht gjatë kontrollit në shtëpi. U dyshua fillimisht se ishte një vend ku fshiheshin para. Por kontrollit të imtësishëm, u zbulua se bëhej fjalë për vendin ku fshihej lënda narkotike.

Tv Klan