Operacioni i koduar “Saga”, ka vënë në pranga katër persona, mes tyre dhe një grua.

Sipas policisë së Durrësit janë sekuestruar 30 kallëpe me lëndë plasëse eksploziv dhe kapsolla detonatore me fitil zjarrëpërcjellës. Të arrestuarit janë, Vjollca  Sorra 42 vjeçe, Edmond Demiri 32 vjeç, Robert Doku 30 vjeç, Viktor Hanaj 33 vjeç, të katërt  banues në Burrel.

Arrestimi i tyre u bë pasi, ditën e martë në Fushë-Krujë gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre iu  gjetën dhe sekuestruan, 30 kallëpë e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6  kg, 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës,  4 aparate telefoni celular në mjetin tip Benz. Sipas veprimeve të para hetimore dyshohet se eksplozivi do të shitej. /tvklan.al