373 kilogramë kanabis janë sekuestruara nga policia në dy aksione në Krujë. Një 67 vjeçar nga Kruja është arrestuar ditën e djeshme pasi në banesën e tij u gjet një sasi prej 207 kilogramë kanabis.

Pas kontrollit  të ushtruar në banesën e Mehmet Hoxhës në stanin e bagëtive u gjet droga në disa thasë dhe fuçi plastike.

Po në Krujë në pyllin e Krastët policia gjeti 166 kilogramë kanabis i ndarë në 6 thasë. Blutë janë venë në ndjekje të autoreve.

Tv Klan