Federata Shqiptare e Futbollit e ka gati dosjen me provat për Komisionin e Disiplinës së UEFA-s që do të mblidhet të enjten për të gjykuar ngjarjet në sfidën Serbi – Shqipëri.

Provat filmike dhe fotot ku tregohet dhuna dhe racizmi janë pjesë e dosjes. Këto dhe shumë prova të tjera nuk janë përfshirë në relacionet e zyrtarëve të ndeshjes dhe arbitrit.