dhunaFederata Shqiptare e Futbollit e ka gati dosjen me provat për Komisionin e Disiplinës së UEFA-s që do të mblidhet të enjten për të gjykuar ngjarjet në sfidën Serbi – Shqipëri.

Provat filmike dhe fotot ku tregohet dhuna dhe racizmi janë pjesë e dosjes. Këto dhe shumë prova të tjera nuk janë përfshirë në relacionet e zyrtarëve të ndeshjes dhe arbitrit.

UEFA ka hetuar Federatën Serbe të Futbollit për hedhje të tymuesve dhe fishekzjarrëve në fushë, trazira publike, prani të tifozëve në fushën e lojës, organizim të pamjaftueshëm dhe përdorimit të lazerave.

Akuza janë ngritur edhe ndaj Federata Shqiptare e Futbollit që nuk pranoi të luante minutat e mbetura të takimit dhe paraqitje të parrullave që nuk lejohen në stadium ku bëjnë pjesë edhe mesazhet politike.

Kundërshtimi për të vijuar takimin edhe pse në pamundësi fizike dhe psikologjike është pika më e rëndë për Kombëtaren që u shtrëngua të qëndronte në dhomat e zhveshjes për shkak të rrezikut të lartë që po i kanosjes në fushë.

Tv Klan