Java e 34 e Superligës ishte më e kontestuara nga klubet e futbollit. 11 – metërsha të pa qënë të akorduar, apo edhe të tjerë të mohuar. Federata e Futbollit pranon se kjo ishte java me gabimet më flagrante, por përjashton mundësinë e veprimeve të qëllimshme të arbitrave, ndaj të cilëve gjithësesi janë marrë masa.

Tahir Kastrati:

“Sna ka ndodh ndonjëherë si kjo javë, gabimet jo të qëllimshme.”

Pavarësisht situatës Federata nuk ka pranuar kërkesën e Klubit të Skëndërbeut për gjyqtar të huaj në ndeshjen e javës së parafundit me Kukësin, një sfidë që mund të përcaktojë fituesin e kampionait.

Si fenomen jo vetëm Shqiptar por mbarë botëror, gabimet e arbitrave synohen të shmangen nëpërmjet teknologjisë në disa prej kompeticioneve më të rëndësishme të globit.

Sokol Jareci:

“Ne nuk kemi standardin e Federatave të tjera, prandaj duhet të punojmë më shumë për edukimin e arbitrave që të ulen gabimet.”

Reagimet erdhën gjatë një konferencë për shtyp pas mbylljes së turit sensibilizues në Universitetet kryesore të Shqipërisë për ngritjen e Akademisë së Arbitrave.

/Tv Klan