Pas sekuestrimit te 768 kilogramëve kanabis në fshatin Piskovë të Përmetit policia ka ndaluar dy poseduesit e dyshuar të lëndës narkotike.

Gentjan Hysenji dhe Donald Nikollari  sipas hetimeve kanë fshehur drogën në një tunel dhe dyshohet e ndarë në 102 pako. Kanabisi dyshohej se do të trafikohej jashtë vendit. 

Informacioni për këtë sasi droge ishte marrë nga policia në rrugë operative./ TV KLAN

***

Në lidhje me operacionin “Piskova”, të zhvilluar ditën e djeshme, në përfundim të veprimeve të para u ndaluan dy persona pasi dyshohet se ishin poseduesit e lëndës narkotike.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikeve u bë ndalimi i:

Gentjan Hysenji, 36 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.

Donald Nikollari, 32 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.

Ndalimi i këtyre personave u bë pasi :

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar operacioni “Piskova”.

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

Këta shtetas dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme./tvklan.al