Pas 8 muaj diskutimesh me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se është vendosur formula që do të përdoret për fshirjen e detyrimeve të bizneseve në tatime dhe dogana, ndërsa për sa i përket automjeteve edhe këtë vit nuk është parashikuar asnjë fshirje detyrimesh.

Në këtë draft do të përfshihet edhe fshirja e plote e gjobave prej 10 mijë lekë që u vendosen nga sistemi tatimor në qershor të ketij viti për mosdeklarim në kohe të punonjësve

Ministri Ahmetaj lajmëroi edhe rritje të pagës minimale për sektorin privat.

Gjate analizës 11 mujore të këtij viti, Ahmetaj tha se këto ditë hetimi tatimor po kalon në skaner të gjitha kompanitë që kanë abuzuar me niptin sekondar, gjë që ka bërë qe shteti të humb tvsh-në./ TV KLAN