linda

Për dy mbremje në 21 dhe 23 ajo ishte Xhilda në operan “Riggoletto”. U desh rivënia e veprës së Giuseppe Verdit në skenën e shtëpisë së operas, që publiku të njihej me Linda Kazanin dhe media të shkruante për sopranon shqiptare.

 E dalë nga duart e arta të Suzana Frasheri dhe Hamide Stringa, pas thellimit të dijeve mbi të kënduarën bukur në Gjermani, Linda e njohu shpejt suksesin në Europë. Mimi te “La Boheme”, Violetta te “La Traviata” apo Suzana “Te dasma e Figaros” janë disa nga rolet të cilat morën lavdërimet e mediave të huaja.

Sot, thuajse pas dy dekadash pa ardhur në operan kombëtare shqiptare, sopranoja uron me zemër, që tempulli i muzikës klasike të njoh rikonstruksionin.

 Për emocionet që i shkaktojnë duartrokitjet shqiptare dhe për gjithë ata që skena e Europës ia ka mesuar, Linda thotë se është e gatshme të vij sa herë që ftesa është.

Tv Klan