Fullani-per-bujqesineE ardhmja e ekonomisë shqiptare do të varet nga  bujqësia. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, në një takim me fermerët e Lushnjes tha se ka ardhur koha që zhvillimi i vendit të bazohet në nxitjen e prodhimit dhe se potenciali më i madh qëndron tek sektori bujqësor.

Një prej formave kryesore që do nxisi sektorin bujqësor është kreditimi. Guvernatori i ka kërkuar bankave të rrisin finacimet për fermerët  pasi aktualisht kredia për bujqësinë zë vetëm 1.2 përqind të toltalit të kredisë. Frenimin e kreditimit të këtij sektori Fullani e lidh me disa arsye.

Guvernatori Fullani kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e këtyrë problematikave, pasi sektori bujqësor mbulon afro 20 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, por 47 përqind e forcës së punës jeton në fshat.

Në kuadrin e javës botërore të parasë, Guvernatori zhvilloi një takim edhe me të rinjtë e gjimnazit të Krutjës në Lushnje.