FullaniGuvernatori i Bankës se Shqipërisë, Ardian Fullani ka kërkuar nga qeveria mbajtjen nën kontroll të nivelit të borxhit publik për shkak të pasigurive që po shfaqen nga ngadalesimi i rritjes ekonomike të vendit. Kreu i bankes qëndrore vuri theksin në reformat konkrete që i nevojiten ekonomisë shqiptare per t`iu rikthyer rritjes së qëndrueshme.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor të vitit 2013 të  Bankës së Shqipërisë në Komisionin Parlamentar  të Ekonomise, guvernatori  e ka cilësuar vitin e kaluar si më të vështirin që ka kaluar ekonomia shqiptare vitet e fundit.

Ngadalësimi i rritjes ekomike vitin e kalaur sipas Guvernatorit, Fullani ka dhënë ndikim edhe në frenimin e kreditimit nga bankat për biznesin dhe individet.

Tv Klan