FullaniPasi raportoi në Komisionin e Ekonomisë mbi vjedhjen e ndodhur në sektorin e stokut, në godinën e emisionit të parave, Guvernatori Ardian Fullani deklaroi në konferencën e përmuajshme për shtyp, se disa punonjës të bankës kanë ceduar dhe se vlera monetare e thesarit nuk është prekur nga kjo ngjarje.

Fullani tha  se Banka e Shqipërisë është e aftë të garantojë ekuilibrat makro-ekonomik në vend.

E ka komentuar këtë ngjarje edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili tha se ajo nuk cënon rolin e bankës si një faktor të rëndësishëm të stabilitetit financiar në vend.

Duke iu përgjigjur interesit të medias ai tha se kjo nuk duhet përdorur për të dëmtuar reputacionin e bankës, pasi ishin vetë drejtuesit e saj që e zbuluan vjedhjen dhe e denoncuan autorin, duke e vënë përpara drejtësisë.

 

 

TV KLAN