Emërimi i 420 infermierëve të rinj nuk do t’u lihet  në dorë drejtuesve të spitaleve, por do të kryhet përmes portalit ‘Infermierët për Shqipërinë’. Teksa prezantoi këtë nismë, kryeministri tha se mekanizmi që u testua me sukses në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’ do t’i japë fund emërimeve nepotike në shëndetësi.

“Nuk do të ketë më emerime largime nga filan deputet dhe ministër, apo ndërhyrje nga lart poshtë pasi çdo gjë do jetë në bazë të meritës dhe transparencës

Duke u ndalur në eksperiencën e katër viteve të shkuara, kryeministri gjeti rastin të bëjë edhe një autokritikë për emërimet në sektorin e shëndetësisë.

“Ka patur jo pak raste dhe denocime, dhe kjo ka qenë një pamundësi për të reaguar, apo edhe një ndjenjë faji kur infermierë me dhjetra vite ekpseriencë u larguan pasi filan deputet apo ministër sillte një të sapodiplomuar”.

Ndërsa u premtoi inferimerëve rritje progresive te pagës, Rama tha se hapja e portalit për infermierët do të shoqërohet me një ligj të veçantë.

“Portali do të bëhet ligj, ne do të bëjmë ligjin në parlament që çdo shkelje të jetë shkelje e ligjit në lëvizje dhe emërime, por edhe të kthehet në normë ligjore në të gjithë sistemin”.

Teksa u ndal te problemi i mungesës së mjekëve specialistë në spitalet rajonale, Rama tha se tashmë të gjithë mjekët që do të zgjedhin të punojnë në këto spitale, përveç pagës do të paguhen me 2.5 milionë Lekë të vjetra, aq sa marrin ata që janë larguar në Itali apo Gjermani.

“Mungesa serioze e mjekëve specialistë në zonat larg dhe kjo zgjidhet duke u dhënë atyre një rrogë të barabartë por të arratiseshin sot në Itali apo Gjermani, dhe nga sot kush do pranojë mjek specialist që të shkojë në spitale rajonale do të marrë deri në 2.5 milionë Lekë të vjetra plus rrogës që merr si specialist në Tiranë”.

Rama tha se falë rikthimit të specializimeve, Rama tha se brenda 2 vitesh do të kemi mbi 300 specialistë.

TV Klan