Që nga janari bankat do të detyrohen që të njohin për bizneset vetëm 1 bilanc: atë që dorëzohet në drejtorinë e tatimeve.

Në një dalje të përbashkët për këtë qëllim ministri i Financave dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë thanë se tashmë epoka kur kompanitë rezultonin me fitime të mëdha për të marrë e kredi dhe me humbje për t’iu shmangur taksave, ka përfunduar.

Arben Ahmetaj:

“Sot është fakt që kompanitë e mëdha vazhdojnë akoma të mbajnë dy bilance; një që deklarohet në Tatime dhe një që dorëzohet në banka tregtare për qëllim kredimarrje”.

Genc Sejko:

“Që duke filluar nga viti 2018, veprimtaria e kredidhënies të mbështetet vetëm në deklarata Tatimore”.

Por cilat do të jenë masat që do të merren ndaj bankave që nuk do të zbatojnë këtë rregull?

Genc Sejko:

“Nuk është një masë shtrënguese, është një masë formalizuese, është një masë normalizimi e aktivitetit”.

Pranimi i një bilanci i cili është certifikuar nga administrata tatimore do të përfshijë vetëm kompanitë që do të marrin një hua të re, dhe jo ato që janë në një marrëdhënie kredie me bankat.

Tv Klan